LOADING CLOSE

Activities

Përmirësimi i standardeve të punës në sektorin e shërbimeve (BPO) rrit punësimin dhe ekonominë e vendit

Shoqata Albanian Business Services Association (ABSA) në partneritet me shoqatën “Together for Life” (TFL) kanë filluar zbatimin e projektit “Mbështetje sektorit BPO” përmes kuadrit ligjor, avokimit dhe lobimit me qëllim rritjen ekonomike dhe punësimin”, i cili mbështetet financiarisht nga RisiAlbania.
Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i sektorit BPO përmes lehtësimit të politikave të biznesit me qëllim rritjen ekonomike dhe të punësimit. Ndërsa, objektivat e tij specifikë janë:

i. Analizimi dhe krahasimi i legjislacionit shqiptar me atë të vendeve të rajonit dhe të BE-së me qëllim sjelljen e praktikave pozitive në këtë sektor, si dhe lobimi dhe avokimi në mbështetje të këtij sektori. ii. Kualifikimi i profesioneve në sektorin Call Center dhe monitorimi i zbatimit të VKM nr. 47/2008, “Për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë”, i ndryshuar, për sa i takon trajnimit të punonjësve të Call Center;iii. …