Studim mbi “Kërkimet dhe trendet e tregut të Proceseve të Nënkontakruara të Biznesit” – Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria”
Në këtë studim, grupi Fiber, mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe RISI Albania, përpiqet të kuptojë sjelljen e tregut anglez dhe aftësinë e tij për të adaptuar praktikat e tij të jashtme, bazuar në zhvillimet e fundit në industrinë e nënkontraktimit.
Qëllimi i këtij raporti të studimit të tregut është të krijojë një pasqyrë të plotë të tregut aktual të BPO-së (proceseve të nënkontraktuara të biznesit) në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë madhësinë e tregut, analizat sektoriale, vlerësimet financiare dhe ekonomike, analizën e kujdesit shëndetësor dhe tregtinë elektronike ‘e-commerce’.
Gjetjet tregojnë se Shqipëria ka shumë potencial për të qenë një rast i suksesshëm i nënkontraktimit të shërbimeve në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht për sa i përket sektorit ‘e-commerce’, ‘data entry’ dhe ‘ITO’. Po ashtu, në studim tregohet se sektori i nënkontraktimit të shërbimeve të sigurimeve është pak i eksploruar, por që paraqet një sektor të synuar të suksesshëm.
Për tu pajisur me raportin e studimit, drejtohuni këtu.
Related Posts
Categories
Recent Posts
- Anketim: “Nevojat për përmirësimin dhe përshtatjen e aftësive të punonjësve për “Normalitetin e Ri”
- Studim mbi “Kërkimet dhe trendet e tregut të Proceseve të Nënkontakruara të Biznesit” – Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria”
- CEE Digital Services Matchmaking Summit
- “Fleksibiliteti dhe qëndrueshmëria në kohë krize, e nxitur nga situata e pandemisë”
- Anketim: ”Sondazh mbi impaktin e COVID – 19 mbi punonjësit”