Edicioni i tretë i “CEE Digital Services Matchmaking Summit” do të mbahet në datën 13 Janar 2021, me synim krijimin e ndërlidhjeve midis blerësve globalë të teknologjisë (në Evropën Perëndimore, vendet skandinave, Angli, Amerikë dhe Japoni) dhe ofruesit më të mirë të shërbimeve digjitale nga Evropa Qendrore Lindore.
Në kuadër të partneritetit të ABSA-s në këtë këtë iniciativë, dhe ekskluzivisht si anëtar i organizatës, ju do të keni mundësinë:
- Të merrni pjesë në më shumë se 25 prezantime dhe seanca të mbajtura nga folësit e eventit;
- Të zhvilloni takime individuale (“1-on-1”) virtuale për krijimin e mundësive të ndërlidhjes dhe kontaktimeve (tarifë e reduktuar pjesëmarrje specifikisht për anëtarët e ABSA);
- Të prezantoni zgjidhjet tuaja (me kohëzgjatje 15 minuta), e më pas mundësinë për të marrë pjesë në konkursin e “Top CEE Digital Solutions Awards”, konkurs ky i përbërë nga një juri VIP me më shumë së 30 drejtues (CTO dhe CIO) të kompanive të mëdha dhe NVM-të më të njohura në Evropë, Amerikë dhe Japoni.
Për të përfunduar regjistrimin ju lutëm të plotësoni formen me poshte :