Aplikmi i njohurive në  tregun e punës dhe ajo që mësohet në shkollë, apo universitet shpesh herë kanë shumë diferencë. Kjo diferencë ka krijuar një hendek ndërmjet punësimit dhe shkollimit ku dhe punëmarrës dhe punëdhënës shprehin nevojën e mundësivë për të adresuar këtë problem jetik.

Nisur nga bisedime dhe konsultime me anëtarët e saj, ABSA si dhe nga reagime të të rinjve në organizimet e eventeve te Global Digital City shoqata ka ndërmarrë një zhvillimin e një programi për realizimin e Memorandumeve të Bashkëpunimit me universitete të Shqipërisë. Fakulteti i Biznesit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” bëhët partneri i parë në këtë program.

Në kuadër të zhvillimit të politikave për përgatitjen dhe përfshirjen e studentëve në tregun e punës, marrëveshja u nënshkrua më 2 Prill 2021, ku ishin prezent Dekani i Fakultetit të Biznesit, Shkëlqim Fortuzi, staf nga universiteti dhe kryetarja e shoqatës ABSA.

Fokus i këtij bashkëpunimi është krijimi i kushteve të përshtatshme në lidhje me njohjen e studentëve me biznesin dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës, me qëllim zhvillimin e politikave për avancimin profesional të studentëve gjatë dhe pas përfundimit të studimeve universitare, nëpermjet rritjes së ndërgjegjësimit, për të drejtat që ata gëzojnë në lidhje me mundësitë e zhvillimit më tej të kuriozitetit shkencor dhe të menduarit kritik dhe analitik.

Kjo marrëveshje do sjell pasurimin e jetës së studentëve dhe të rinjve të Durrësit me aktivitete praktike që i aftësojnë më tepër në momentin që duan të kërkojnë punë ose të përmirsojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse. Fakulteti i Biznesit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe ABSA do ndajnë praktikat e tyre më të mira për në terma literature, informacioni, edukimi, trajnimi e informimi. Gjithashtu për qëllimin e përbashkët të zvogëlimit të hendekut të kurrikulave dhe tregut të punës do vënë në dispozicion resurse e tyre përkatëse.

Objektivat madhor të kësaj marrëveshjeje përfshijnë:

Marrëveshja është vetëm hapi i parë dhe formalizimi për ngritjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet botës së biznesit dhe akademisë. Stafi i ABSA dhe fakulteti po përgatiten për aktivitetin e parë në kuadër të kësaj marrveshjeje.

Leave a Reply