Anketimi “Nevojat për përmirësimin dhe përshtatjen e aftësive të punonjësve për ‘Normalitetin e Ri’” është zhvilluar nga AIMS International Albania dhe Dynamics Partners me mbështetjen e RISI Albania.  

Studimi ka si qëllime primare ofrimin e gjetjeve mbi:

  • Ndërgjegjësimin e bizneseve mbi hendekun e aftësive të punonjësve;
  • Rolet e reja që po shfaqen dhe vështirësia për t’i plotësuar ato;
  • Ndërtimin e një programi efektiv për zhvillimin e punonjësve;
  • Ndikimin e punës në distancë në ekuilibrin e jetës dhe punës së punonjësve.

Për tu pajisur me një prezantim të studimit dhe gjetjeve kryesore të tij, drejtohuni këtu.

Ndërkohë që një video përmbledhëse e tij paraqitet më poshtë.